Administrata Trump lehtëson pengesat për vendosjen e rrjetit 5G

Amerika

Administrata Trump lehtëson pengesat për vendosjen e rrjetit 5G

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 07:05
Ilustrim

Administrata Trump tha të premten se po kërkon të heqë pengesat për vendosjen sa më shpejt të brezit të ardhshëm të komunikimit pa tel, i njohur si 5G, të cilin e shpalli si revolucionare për një mori industrish.

Kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve Ajit Pai tha në një samit të Shtëpisë së Bardhë se “Lidershipii SHBA-ve në teknologjinë 5G është një imperativ kombëtar për rritjen ekonomike dhe konkurrencën”.

Pai tha se rrjetet 5G mund të zhdukin shpejtësinë dhe kapacitetin si kufizime kuptimplota për inovacionin pa tel dhe mund të jenë 100 herë më të shpejtë se rrjetet aktuale.

“Koha e vonesës midis kërkesës së një pajisjeje për të dhënat dhe përgjigjen e rrjetit, do të jetë më pak se një e dhjeta e asaj që është sot. Rrjetet me valë që sot mbështesin 1,000 pajisje të lidhura për një kilometër katror, mund të mbështesin deri në 1 milion me G”, deklaroi Pai.

Zyrtarët e administratës thanë se kanë shpresa të mëdha për teknologjinë që ka potencialin për të ndihmuar në krijimin e 3 milion vendeve të reja të punës, 275 miliard $ në investime private dhe 500 miliardë dollarë në rritjen e re ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat