Melanie Trump do të shkojë në një turne afrikan

Amerika

Melanie Trump do të shkojë në një turne afrikan

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 21:34
Melanie Trump

Zonjat e Para të disa shteteve afrikane thanë se shpresojnë që homologia e tyre amerikane do të gjenë mënyra për të prekur problemet me të cilat përballet Afrika, kur ajo të vizitojë javën kontinentin.

Zonjat e Para të Mozambikut, Namibisë dhe Sierra Leones dhanë intrevista për Zërin e Amerikës gjatë Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku shprehën mendimet e tyre për vizitën e Zonjës së Parë Melania Trump në Afrikë.

Zonja Trump do të fillojë një turne të disa vende afrikane: Ghana, Malawi, Kenya dhe Egypt. Shtëpia e Bardhë ka thënë se vizita e saj do të përqëndrohet në çështje si “kujdesi për nënat dhe të porsalindurit nëpër spitale, arsimimi i fëmijëve, kulturën dhe historinë e veçantë të secilit prej vendeve afrikane dhe si po i ndihmojnë Shtetet e Bashkuara këto vende, në përpjekjet e tyre të zhvillimit, përmes Agjencisë Amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar, USAID
Zonja Trump e njoftoi turneun e saj afrikan në një pritje në Kombet e Bashkuara. Ky është udhëtimi i saj i parë vetëm jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat