Çështja Kavanaugh dhe hetimi i ri

Amerika

Çështja Kavanaugh dhe hetimi i ri

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:43
Brett Kavanaugh

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se nuk po e "mikromenaxhon” hetimin e ri nga ana e FBI-së ndaj kandidatit për Gjykatën e Lartë Brett Kavanaugh.

"Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë ka lejuar Senatin të vendosë kushtet e hetimit dhe fushëveprimin e tij", tha për Fox News Sunday, sekretarja e shtypit Sarah Huckabee Sanders, duke iu referuar hetimit të FBI-së lidhur me akuzat e Dr. Christine Blassey Ford kundër gjyqtarit për sulm seksual ndaj mëse tre dekada më parë.

Si gjyqtari Kavanaugh ashtu edhe akuzuesja e tij Ford dëshmuan përpara Komisionit Juridik të Senatit të enjten e kaluar. Zonja Ford i tha Komisionit se ajo ishte "100 për qind" e sigurt që Kavanaugh e sulmoi kur ata ishin të dy adoleshentë në vitin 1982, ndërsa i emëruari për Gjykatën e Lartë i mohoi me zemërim akuzat.

Të premten, Presidenti Trump dha urdhër për një hetim të ri, me kërkesë të komisionit të Senatit. Urdhri për një hetim të ri ishte një lëshim nga ana e administratës Trump dhe republikanëve të cilët këmbëngulnin me forcë se gjyqtari Kavanaugh kishte kaluar disa herë nëpër procesin e kontrollit të figurës.

Në klimën e hetimit të ri, Presidenti Trump ka vazhduar ta mbështesë zotin Kavanaugh, duke thënë: "shpresojmë se në përfundim, gjithçka do të dalë në rregull".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat