Shtëpia e Bardhë kundërshton kufizimin e hetimeve të FBI-së për Kavanaugh

Amerika

Shtëpia e Bardhë kundërshton kufizimin e hetimeve të FBI-së për Kavanaugh

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 09:14
Shtëpia e Bardhë.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka mohuar kufizimin e hetimeve të FBI-së, lidhur me supozimet e bëra drejt gjykatësit, Brett Kavanaugh, për sjelle të keqe seksuale.

Kavanaugh, është i nominuari i presidentit Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Demokratët janë alarmuar pas raportimeve në mediat amerikane se, Shtëpia e Bardhë është duke kufizuar se kush mund të intervistohet në kuadër të hetimeve.

Presidenti Trump ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga ana e FBI-së, pas kërkesës së Komitetit Gjyqësor të Senatit.

Pavarësisht të gjithave, Kavanaugh ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

Hetimet e fundit kanë shtyrë votimin përfundimtar për Kavanaugh, i cili në rast të miratimit në Gjykatën më të lartë të SHBA-së, mund të miratonte ligje në të mirë të konservatorëve.

Disa media amerikane kanë raportuar gjatë vikendit se fusha e hetimeve është duke u kontrolluar nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se njëra nga akuzueset e Kavanaugh, Julie Swetnick, nuk do të intervistohet.

Mirëpo Trump ka mohuar ndonjë kufizim, duke thënë se ai ka kërkuar nga FBI-ja të “intervistojë këdo që konsideron adekuat”, në hetimet për të përzgjedhurin e tij në Gjykatën Supreme.

Kush është Kavanaugh?

Demokratja, Dianne Feinsein, pjesë e Komitetit Gjyqësor të Senatit, ka nisur një letër në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë thirrje për publikimin e kërkesës së presidentit Trump në hetimet e FBI-së.

Komiteti Gjyqësor i Senatit ka miratuar të emëruarin e presidentit Trump për gjykatës të Gjykatës Supreme, por senatori republikan, Jeff Flake, ka kërkuar hetime nga FBI-ja ndaj gjykatësit Brett Kavanaugh, përpara votimit përfundimtar në Senat.

Brett Kavanaugh dhe akuzuesja Christine Blasey Ford kanë dëshmuar para këtij Komiteti javën e kaluar, me ç’rast Ford ka thënë se është “100 për qind e sigurt” se Kavanaugh e ka sulmuar seksualisht sa kanë qenë të rinj.

Manadati i gjykatësit në Gjykatën Supreme është i përjetshëm dhe kjo gjykatë ka rëndësi të madhe në jetën politike në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat