SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë - Bota Sot
SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë

Amerika

SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:10
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchison.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka thënë se nëse është e nevojshme, SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë, që Uashingtoni beson se Moska po e zhvillon duke shkelur një traktat të armëve bërthamore.

Duke folur për gazetarët në Bruksel, ambasadorja Kay Bailey Hutchison i bëri thirrje Rusisë që të ndalë zhvillimin e sistemit, 9M729, i cili, sipas SHBA-së, shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me rreze të mesme, të vitit 1987.

“Është koha për Rusinë që të vijë në tryezën e bisedimeve dhe t’i ndalojë shkeljet”, ka thënë Hutchison.

Nëse sistemi “është i gatshëm për përdorim”, ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara “do të shqyrtojnë kapacitetet për t’iu kundërvënë raketës e cila mund të godasë Evropën apo Amerikën”.

Rusia në anën tjetër ka mohuar ndonjë shkelje të traktatit, i cili ndalon raketat me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...