Pompeo: SHBA-ja do t’i japë fund traktatit të miqësisë me Iranin

Amerika

Pompeo: SHBA-ja do t’i japë fund traktatit të miqësisë me Iranin

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:48
Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo

Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo vlerësoi sot se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ishte një humbje për Iranin, ndonëse Gjykata i ka kërkuar SHBA-së të heqë sanksionet që prekin produktet humanitare.

Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, “Uashingtoni është duke marrë masa për të mos prekur nevojat humanitare të iranianëve dhe ky vendim ka kundërshtuar me të drejtë të gjitha kërkesat të pabazuara të Iranit për të hequr të gjitha sanksionet amerikane”. 

Ai njoftoi gjithashtu se “SHBA-ja do t’i japë fund një traktati miqësie të vitit 1955 me Iranin të përmendur nga ICJ-ja për të justifikuar vendimin e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat