Rasti Kavanaugh: Senati merr sot raportin e FBI-së

Amerika

Rasti Kavanaugh: Senati merr sot raportin e FBI-së

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:12
Christine Blasey Ford dhe Brett Kavanaugh

Senati i Shteteve të Bashkuara pritet të marrë sot raportin e FBI-së mbi akuzat për sulm seksual kundër të emëruarit të presidentit Donald Trump për gjykatës të Gjykatës Supreme.

Konstatimet nuk do të bëhen publike, por senatorët do të mund t'i shqyrtojnë.

Republikanët dhe demokratët mbeten thellësisht të ndarë rreth konfirmimit ose jo të Brett Kavanaugh për gjykatës të Gjykatës Supreme.

Christine Blasey Ford e ka akuzuar atë për sulm seksual kundër saj, në vitin 1982, por Kavanaugh e ka mohuar.

FBI nisi hetimet e së kaluarës së gjykatësit javën e kaluar, pasi Ford dëshmoi para Komitetit të Senatit për Drejtësi.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, do që votimi përfundimtar në Senat për Kavanaugh të mbahet të shtunën.

Posti i gjykatësit të Supremes në SHBA është i përjetshëm.

Kjo gjykatë është shpesh fjala e fundit për ligjet e diskutueshme dhe nëntë gjyqtarët e saj kanë një ndikim të madh në jetën politike amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat