Kavanaugh kalon fazën e parë për në Gjykatën Supreme

Amerika

Kavanaugh kalon fazën e parë për në Gjykatën Supreme

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 19:26
Brett Kavanaugh

Brett Kavanaugh ka kaluar pengesën e parë në rrugën për postin e përjetshëm në Gjykatën Supreme, duke vazhduar për në fazën përfundimtare të votimit në Senat, që pritet të zhvillohet të shtunën.

Pasi u shty votimi për gati një javë për t’i mundësuar FBI-së që të hetojë akuzat për ngacmim seksual kundër atij, votimi që u zhvillua sot për të vazhduar në fazën finale jep shenja se me shumë mundësi Kavanaugh do të konfirmohet.

Profesorja e psikologjisë, Christine Blasey Ford dëshmoi në një degjëse juridike në Senat muajin e kaluar, ku tha se Kavanaugh i dehur ishte përpjekur që ta përdhunonte atë kur ata ishin bashkë në shkollë të mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat