SHBA: Protesta ndaj konfirmimit të pritshëm të gjykatësit Kavanaugh

Amerika

SHBA: Protesta ndaj konfirmimit të pritshëm të gjykatësit Kavanaugh

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:05
Protesta ndaj konfirmimit të pritshëm të gjykatësit Kavanaugh

Në pritje të konfirmimit të kandidaturës së Kavanaugh, protestues, shumica gra, po mblidhen para Gjykatës së Lartë në Uashington dhe në shumë shtete të tjera, për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Dje protestuesit mbushën korridoret e Senatit, duke shprehur indinjatën ndaj senatorëve që pritet të votojnë në favor të  Kavanaugh.

Ato rrethuan senatorin demokrat të Virxhinias Perëndimore, Joe Manchin, duke thërritur “turp”, pasi ai tha se do të votojë në favor të konfirmimit të gjykatësit Kavanaugh.

Protestues u mblodhën edhe para zyrës së senatores republikane Susan Collins, pasi ajo deklaroi se do të votonte në favor. Një protestuese tha se pasojat e këtij votimi për republikanët do të shihen në zgjedhjet e nëntorit.

Para zyrës së senatores Lisa Murkowski, e vetmja republikane që ka thënë se do të votojë kundër, gratë protestuese vlerësuan qëndrimin e saj, duke thënë se me vendimin e saj ajo u thotë të mbijetuarve nga sulmet seksuale se ato nuk janë të pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat