Trump i kërkon falje gjykatësit të ri të Gjykatës Supreme për trajtim ‘jo të duhur’

Amerika

Trump i kërkon falje gjykatësit të ri të Gjykatës Supreme për trajtim ‘jo të duhur’

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 08:30
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar falje gjyqtarit të ri të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh.

Në betimin e Kavanaugh, Trump, ka thënë se në emër të shtetit i kërkon falje atij dhe familjes së tij për dhimbjet që iu janë shkaktuar, shkruan BBC.

Çështja ka të bëjë me akuzat që ishin ngritur nga disa gra ndaj gjyqtarit, për ngacmime seksuale, të cilat ai menjëherë i kishte mohuar.

Kavanaugh është zgjedhur gjyqtar pas votimit në senat, ku nga 50 vota mori 48.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat