Nikki Haley kandidate për president të SHBA-së?

Amerika

Nikki Haley kandidate për president të SHBA-së?

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:43
Nikki Haley dhe Donald Trump

Ish-ambasadori i SHBA në Izrael Dan Shapiro tha sot se ambasadorja amerikane në largim në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, synon të kandidojë për presidente të SHBA-së.

"Niki Haley synon të kandidojë për president, nëse jo në vitin 2020, atëherë në vitin 2024. Ajo ka fituar reputacion të mjaftueshëm për të tejkaluar Trumpin dhe skandalet e tyre,"  tha Shapiro për radion ushtarake izraelite.

Haley, megjithatë, nuk ka konfirmuar se kishte ndonjë plan për të ndjekur këtë funksion.      

Mediat izraelite kujtojnë se Shtëpia e Bardhë nuk dha shpjegim për dorëheqjen e saj dje, përveç dëshirës për t'u larguar pas dy vjetësh pune në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat