Pastori amerikan, Andrew Brunson, u takua me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas më shumë se dy vjet dënimi në Turqi.
Brunson falënderoi presidentin dhe administratën e tij për lirimin, ndërkaq presidenti Trump ka falenderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për ndihmën që ka ofruar për lirimin e pastorit.
Pastori amerikan ishte arrestuar pas akuzave për lidhje me grupe politike, që përfshin lëvizjen e Gulenit, pas tentimit për grusht-shtet më 2016.
Të premten, një gjykatë turke ka vendosur të lirojë Brunsonin pas dënimit me tri vjet burg, për shkak që ai kishte kaluar dy vite në mbajtje.
Akuzat e tjera për spiunazh ndaj tij u hodhën poshtë nga gjykata.