Kisha katolike e Uashingtonit publikon emrat e klerikëve të akuzuar

Amerika

Kisha katolike e Uashingtonit publikon emrat e klerikëve të akuzuar

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:45
Kisha katolike e Uashingtonit publikon emrat e klerikëve të akuzuar

Kisha katolike e Uashingtonit publikoi emrat e 28 ish-anëtarëve të klerit për të cilët u tha se ishin akuzuar me fakte të besueshme, për abuzim seksual që nga viti 1948.

Kryepeshkopata njoftoi se e kishte hartuar listën me urdhër të kardinalit Donald Wuerl, i cili njoftoi javën e kaluar largimin, pas një raporti të një jurie në Pensilvani, sipas së cilës ai i pati lejuar priftërinjtë e akuzuar për abuzime seksuale të riemëroheshin kur ishte peshkop i Pitsburgut.

Sipas gjetjeve të raportit, Wuerl ishte një prej disa peshkopëve të cilët mendohet të kenë mbuluar abuzimet prej dekadash të qindra priftërinjve.

Kryedioqeza e Uashingtonit u përfshi nga skandali kur kryepeshkopi i mëparshëm, kardinali Theodore McCarrick, u akuzua për abuzim me fëmijë e të rritur, gjë që çoi në pezullimin e tij në qershor. Më vonë ai dha dorëheqjen nga detyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat