SHBA, nën mbikqyrje praktikat monetare të disa vendeve

Amerika

SHBA, nën mbikqyrje praktikat monetare të disa vendeve

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:35
SHBA

Administrata Trump refuzoi sërisht ta etiketojë Kinën si manipulatore të monedhës, por thotë se po e mban atë si dhe pesë vende të tjera, nën vëzhgim.

Në një raport dërguar Kongresit, sekretari amerikan i thesarit Steven Mnuchin shkruan se Pekini së bashku me Gjermaninë, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Zvicrën, do të vendosen në një listë vendesh, praktikat monetare të të cilave kërkojnë "mbikëqyrje të kujdesshme".

Qeveritë manipulojnë me monedhat duke i mbajtur normat e këmbimit artificialisht të ulëta për t’i bërë mallrat dhe shërbimet e tyre më të lira në tregun botëror.

Kjo praktikë krijon disavantazhe për partnerët tregtarë dhe vendet e tjera.

Gjatë gjithë fushatës zoti Trump premtoi se do ta etiketonte Kinën një vend manipulator me monedhën menjëherë pasi të zgjedhej president, por deri më tani nuk ka pranuar ta bëjë këtë.

Në vend të kësaj zoti Trump ka vendosur miliarda dollarë tarifa ndaj importeve kineze për të trajtuar ato që ai thotë se janë praktika të padrejta tregtare./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat