Trump thotë se SHBA tërhiqet nga traktati me Rusinë për armët bërthamore

Amerika

Trump thotë se SHBA tërhiqet nga traktati me Rusinë për armët bërthamore

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 09:48
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë për kontroll të armëve që daton nga Lufta e Ftohtë.

Ai ripërsëriti se Moska ka shkelur marrëveshjen, në një fjalim par Këshillit të Sigurisë.

“Ne do ta ndalim marrëveshjen dhe do të tërhiqemi”, tha Trump para gazetarëve. “Rusia ka shkelur marrëveshjen për shumë vitë”, shtoi ai.

"Ne duhet të zhvillojmë ato armë, vetëm nëse Rusia dhe Kina vijnë tek ne dhe na thonë, le të bëhemi njëmend të mençur dhe asnjëri nga ne të mos zhvillojë armët”, tha Trump.

Traktati i vitit 1987 i ndalon Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, posedimin, prodhimin dhe transportin e armëve raketore. SHBA kishte akuzuar Rusinë nga viti 2014 për shkelje të marrëveshjes.

Rusia kishte kundërshtuar akuzat e SHBA-së duke theksuar se disa elemente të sistemit të armëve kanë qenë në kundërshtim me marrëveshjen.

Deklaratat e Trump vijnë disa ditë pasi Putini tha se Rusia mund të përdorë armët bërthamore në përgjigje ndaj ndonjë sulmi bërthamor në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat