Vrasja e gazetarit saudit, Trump i pakënaqur me shpjegimet që jep Rijadi

Amerika

Vrasja e gazetarit saudit, Trump i pakënaqur me shpjegimet që jep Rijadi

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:37
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump nuk është i kënaqur me shpjegimin saudit për vdekjen e gazetarit Jamal Kashoggi. Të premten, mbretëria e gjirit persik e pranoi për të parën herë, pas mëse dy javë mohimesh kategorike se Kashoggi ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij, sipas sauditeve, erdhi gjatë një përleshjeje me grushta brenda konsullatës së tyre në Stamboll. Një shpjegim i tillë është pritur me skepticizëm të madh.

Zyrtaret turq janë të bindur se reporteri, kritik i ashpër i regjimit, është ekzekutuar dhe trupi i tij është bërë copash. Trump vetë u shpreh i pakënaqur me përgjigjen e Rijadit, duke shtuar se sanksionet janë një mundësi në tryezë, por bllokimi i marrëveshjeve të armeve nuk vihet ne diskutim.

“Një veprim i tillë më shumë do të na dëmtonte ne se ata”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë. Trump shtoi se ekziston një mundësi që princi i fuqishëm i kurorës Mohammed bin Salman të mos ketë ditur gjë për vrasjen.

Deri përpara dy ditësh, Arabia Saudite insistonte se nuk e dinte vendndodhjen e reporterit dhe thoshte se ai është larguar nga ndërtesa i gjallë.

Turqia ndërkohë betohet t’i shkojë çështjes deri në fund dhe të zbardhë çdo detaj. Hetuesit turq thonë se kanë prova audio dhe video, të cilat tregojnë se Kashoggiu vra brenda konsullatës nga një ekip agjentësh sauditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat