Arabia Saudite pranon "gabimin e rëndë" për vrasjen e Kashogit

Amerika

Arabia Saudite pranon "gabimin e rëndë" për vrasjen e Kashogit

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:50
Ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir i tha rrjetit Fox News të dielën se agjentët sauditë "e bënë këtë jashtë fushës së autoritetit të tyre", duke e quajtur atë "një operacion mashtrues ".

Arabia Saudite thotë se bëri "një gabim të madh dhe të rëndë" me vrasjen e Xhamal Kashogit brenda konsullatës së saj në Stamboll dhe u zotua se personat përgjegjësit për këtë do të përballen me drejtësinë.

Ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir i tha rrjetit Fox News të dielën se agjentët sauditë "e bënë këtë jashtë fushës së autoritetit të tyre", duke e quajtur atë "një operacion mashtrues ".

Diplomati më i lartë i vendit i ofroi ngushëllimet e tij familjes së Kashogit, por nuk dha asnjë informacion të ri rreth asaj se si ishte vrarë gazetari, ku ndodhet trupi i tij apo nëse Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i vendit, ishte i përfshirë në vrasje.

"Ka qenë padyshim një gabim i jashtëzakonshëm dhe ajo që e shton gabimin ishte përpjekja për ta mbuluar atë", tha al-Jubeir. "Kjo është e papranueshme për çdo qeveri".

Presidenti Trump sulmon shpjegimin e Arabisë Saudite

Presidenti Donald Trump po sulmon shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës së Rijadit në Stamboll, duke thënë se "natyrisht ka mashtrime dhe gënjeshtra".

Megjithatë, presidenti tha për gazetën The Washington Post të shtunën vonë se Arabia Saudite ka qenë një "aleat i besueshëm" i Shteteve të Bashkuara për dekada dhe se është e mundur që Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, sunduesi de fakto i Arabisë Saudite, nuk ka urdhëruar agjentët sauditë për të vrarë Kashogin .

"Askush nuk më ka thënë se ai është përgjegjës. Askush nuk më ka thënë se ai nuk është përgjegjës", tha zoti Trump. "Ne nuk kemi arritur në atë pikë ... Do të doja që ai të mos jetë përgjegjës".

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit të shtunën, duke thënë se vdekja e tij erdhi pas një grindjeje fizike brenda konsullatës saudite në Stamboll, një shpjegim që po tërheqë kritika ndërkombëtare dhe skepticizëm.

Kritikët po vënë në pikëpyetje se si një ekip prej 15 agjentësh sauditë mund të fluturonin në Stamboll për të takuar Kashogin dhe përfundimisht ta vrasin atë pa njohurinë dhe pëlqimin e princit të kurorës.

Arabia Saudite thotë se ka shkarkuar pesë zyrtarë kyç të lidhur me vdekjen dhe ka arrestuar 18 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat