Alarmohet SHBA: Pas bombave në familjet presidenciale, sulmohen edhe dy media dhe zyra e ish-kongresmenes demokrate

Amerika

Alarmohet SHBA: Pas bombave në familjet presidenciale, sulmohen edhe dy media dhe zyra e ish-kongresmenes demokrate

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:00
Hillary Clinton dhe Barak Obama

(E plotësuar) -  Një mjet i dyshimtë shpërthyes u gjet sot në zyret e CCN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë gjetje, FBI tha se janë në proces e sipër të një hetimi që do të çonte në një pistë të saktë se kush qëndron prapa këtyre eksplozivëve të cilët përveç në CNN janë dërguar edhe tek Barack Obama e Hillary Clinton.

Image

Ndërsa një fotografi e cila ka qarkulluar së fundi në mediat e huaja, shfaqet në pah ajo se çfarë është gjetur brenda zyreve të CNN.

Ndryshe zyret e CCN u evakuuan sot menjëherë pasi bomba e dyshimtë u dërgua përmes postës.

Image

***

Policia e San Diegos po heton një pako të dyshimtë në bulevardin e 6-të, ku ndodhen zyrat e San Diego Union-Tribune.

Ndërtesa ka edhe zyrat e fushatës së senatores Kamala Harris. Nuk dihet ende se për ku ishte adresuar pakoja.

Një tjetër pako e dyshimtë u zbulua te ndërtesa “Time Warner”, Nju Jork, ku ndodhen zyrat qendrore të CNN. Stafi u evakuua, por ende nuk është dhënë ndonjë raportim më i detajuar.

Mësohet se pakoja në zyrat e CNN ka qenë e dërguar për në adresë të ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan.

Po ashtu, stafi te zyra e kongresmenes demokrate, Debbie Wasserman Schultz, në Florida, është evakuuar për të njëjtat arsye.

Më parë, Shërbimi Sekret amerikan njoftoi se disa pajisje me lëndë shpërthyese u ishin dërguar me postë familjes Klinton, në shtëpinë e tyre në Nju Jork; shtëpisë së Barak Obamës në Uashington; si dhe në shtëpinë e Xhorxh Sorosit.

Stafi i presidentit Trump ka reaguar menjëherë, duke thënë se po i ndjekin të gjitha përditësimet me kujdes. Shumë politikanë të të gjitha kaheve kanë shprehur solidaritet.

***

Policia e Floridës njoftoi sot se po heton mbi zbulimin e një “pakoje të dyshimtë” pranë zyrës së kongresmenes amerikane, Debbie Wasserman Schultz, ish-presidente e komitetit kombëtar i partisë demokrate.

“Ne po hetojmë mbi një pako të dyshimtë”, shkruan në “Twitter” policia, duke theksuar se pajisja ishte lokalizuar pranë zyrës së Wasserman Schultz, që kishte dhënë dorëheqjen në mes të fushatës presidenciale të vitit 2016, e dyshuar se kishte favorizuar Hillary Clinton gjatë primareve.

Ky njoftim vjen në një çast që autoritetet amerikanë kishin raportuar më herët se kishin interceptuar pako që mund të ishin eksplozivë që shënjestronin Clinton, Barack Obama dhe kanalin televiziv CNN.

Shtëpia e Bardhë dënonin dërgimin e pakove me eksploziv

Shtëpia e Bardhë dënoi sot, siç thuhet veprimet e neveritshme që shënjestrojnë Barack Obaman dhe Hillary Clinton, pas dërgimit të pakove të dyshimta, që dyshohet se përmbanin pajisje eksplozive dhe që ishin në adresë të ish-presidentit dhe ish-sekretares së Shtetit.

“Këto veprime të tmerrshme janë të neveritshme, përgjegjësit e tyre duhet të përgjigjen për këto veprime para drejtësisë”, deklaroi Sarah Sanders, zëdhënësja e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Forcat e rendit do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë personat e kërcënuar nga këta frikacakë”, theksoi ajo.

***

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur pasi në kutitë postare e ish-presidentëve Clinton e Obama sot u gjetën mjete shpërthyese. Në redaksinë e CNN’it në Nju Jork është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes. Të gjithë punonjësit janë larguar.

Dy gazetarë të CNN ishin në një transmetim direkt kur u aktivizua alarmi dhe të gjithë punonjësit u evakuuan shpejtë.

Në kutinë postare të redaksisë së CNN’it u gjet një mjet i dyshuar shpërthyes.

Mjete të njëjta janë gjetur edhe para shtëpisë së ish-presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë i ka dënuar këto sulme, ndërsa të hënën u raportua se edhe miliarderi George Soros ishte kërcenuar me mjet shpërthyes.

***

Sipas burimeve të agjencisë “Reuters”, nuk ka pasur pako të dyshimtë në adresë të Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Më herët u raportua se një pako e tillë ishte ndaluar nga autoritetet amerikane.

Gjatë ditës, pako të dyshimta ishin dërguar në adresë të ish-presidentëve Barack Obama dhe Bill Clinton.

Pas familjeve Clinton dhe Obama mjet shpërthyes edhe në Shtëpinë e Bardhë

Gjithashtu CNN-i raporton se mjet i dyshimtë në adresë të Shtëpisë së Bardhë është penguar.

Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate zyrtare ka dënuar sulmet ndaj Obamas, Klintonëve, dhe figurave të tjera publike.

Një gazetar i CNN-it raporton se është evakuuar edhe selia e CNN-it në New York.

Paketa të dyshimta dërguar ish-sekretares së shtetit Clinton, ish-presidentit Obama

Image

Shërbimi Sekret thotë se ka kapur dy bomba – një drejtuar për Barak Obamën dhe një për Hillary Clinton – gjatë 24 orëve të fundit.

Pajisjet shpërthyese, të cilat u dërguan në shtëpinë e Clintons në Chappaqua, Nju Jork dhe zyra e Obamës në DC, ishin të ngjashme në natyrë me bombën prej gjashtë inç të gjetur të hënën në një kuti postare në shtëpinë e George Soros, miliarderi liberal i cili jeton vetëm në veri të Neë York City në Bedford, Nju Jork, raporton New York Times.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit gjithashtu u tha Associated Press se hetuesit besojnë se shpërthimi që gjendet në Clinton është i lidhur me atë që gjendet në kutinë postare të Sorosit.

Në një deklaratë, Shërbimi Sekret konfirmoi se kishte kapur “dy paketa të dyshimta që iu drejtuan mbrojtësve të shërbimit sekret”, një në natën e 23 tetorit drejtuar Klintonit dhe një në mëngjesin e 24 tetorit drejtuar Obamës.

“Paketat u identifikuan menjëherë gjatë procedurave rutinë të shqyrtimit të postës si mjete eksplozive potenciale dhe u trajtuan si të tilla,” tha agjencia në një deklaratë

Agjencia thotë se po udhëheq një hetim penal gjithëpërfshirës që do të “shfrytëzojë të gjitha burimet e disponueshme federale, shtetërore dhe lokale për të përcaktuar burimin e paketave dhe për të identifikuar ata që janë përgjegjës”.

Gjendet pajisje shpërthyese në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clinton

Një pajisje shpërthyese është gjetur pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij Hillary, në New York.

Pajisja u gjet mëngjesin e së mërkurës nga një teknik në postën e çiftit.

Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë pakon e dyshimtë të gjetur.

Zyrtarët thanë se pajisja ishte e ngjashme me atë të gjetur në kutinë postare të shtëpisë së filantropit miliarder George Soros të hënën, raporton New York Times.

Në rastin e Soros, një punonjës vuri re pakon dhe e telefonoi policinë. Ekspertët xhenierë mbërritën në vendngjarje dhe shkatërruan pakon.

Image
Shtëpia e Bill dhe Hillary Clinton
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat