Logjika e Trumpit

Amerika

Logjika e Trumpit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:35
Ilustrim

Me çdo vit, në të cilin Uashingtoni e lë në fatin e tij oborrin e tij të pasmë, gjendja vetëm përkeqësohet.

Kërcënimi i Presidentit amerikan Trump është më shumë se absurd. Ai i kërcënoi qeveritë e El Salvadorit, Hondurasit dhe Guatemalës se do t'ua shkurtojë ndihmën për zhvillimin, sepse nuk i ndalojnë me dhunë emigrantët. Dhe kjo jo vetëm për shkak të kufijve tradicionalisht të hapur në jug të Rio Grande.

Presioni i migrimit, i nxitur nga varfëria ekstreme dhe kriminaliteti i frikshëm është kaq i madh, sa prej tij mund të përfitonte vetëm një aktor: krimi i organizuar, i cili operon që nga Meksika.  Trumpit aq mund t'i bëjë për këtë. Por çdo vit, në të cilin Uashingtoni e lë vetëm ish-oborrin e tij të pasëm, së bashku me trashëgiminë dhe me faktorët e rinj destabilizues si itineraret e drogës, gjendja bëhet vetëm edhe më e keqe.

Kështu që ndërkohë është vetëm një çështje kohe, derisa nikaraguanët të përpiqen të arratisen me dhjetëra mijëra, nëse jo me qindra mijëra vetë në drejtim të veriut nga diktatura e Ortegas. Por regjimi i Ortegas zotëron më shumë se të tjerët një aparat represiv, i cili mund t'i plotësonte në fund interesat e Trumpit. A duhet shpërblyer në fund kjo?/DW/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat