Legalizimi i marihuanës rrit numrin e aksidenteve të trafikut

Amerika

Legalizimi i marihuanës rrit numrin e aksidenteve të trafikut

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:36
Ilustrim

Para pak ditësh konsumimi i marihuanës është legalizuar edhe në Kanada, dhe derisa zgjasin polemikat mbi atë se sa është e mirë apo e keqe kjo për shoqërinë, gjendja sa i përket trafikut është më se e qartë.

Sipas hulumtimeve nga Agjencia e Pavarur për Sigurinë e Trafikut (IIHS) dhe Instituti HLDI, në SHBA, në shtetet ku përdorimi i marihuanës është legalizuar, aksidentet e trafikut janë më të shpeshta.

Në dy sondazhe të veçanta të kryera në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017, fokusi ishte në të dhënat e mbledhura nga kompanitë e sigurimeve.

Hulumtimi i parë kishte studiuar nivelin e frekuencës së automjeteve të siguruara në aksidentet e trafikut, dhe pjesa tjetër e aksidenteve në të cilat policia raportoi abuzimin e marihuanës.

Në studimin e parë rezultatet treguan se pas legalizimit të marihuanës, numri i  aksidenteve të trafikut u ngrit rreth 6 për qind në Kolorado, Oregon, Nevada dhe Uashington, dhe për krahasim janë marrë shtetet fqinje federale që ndalojnë përdorimin e marihuanës - Idaho, Montana , Utah dhe Wyoming.

Në studimin e dytë, policia në Kolorado, Oregon dhe Uashington ka raportuar  5.2% më shumë aksidente në krahasim me vendet fqinje.

Të dy studimet kanë marrë parasysh dallimet demografike, të dhënat e punësimit, si dhe gjendjen e kushteve të motit në periudhën e vëzhguar.

Duke pasur parasysh se marihuana ndikon në sjelljen e shoferit, konsumi i saj duhet pa dyshim të trajtohet si përdorim i alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat