Pako e dyshimtë edhe pranë vendbanimit të Joe Biden

Amerika

Pako e dyshimtë edhe pranë vendbanimit të Joe Biden

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:53
Joe Biden

Së fundmi autoritetet e sigurisë amerikane kanë gjetur se disa pako që dyshohet të jenë eksploziv, u janë dërguar disa personave të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Një zyrtar federal ka treguar se njëri ndër këta persona është edhe ish zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, shkruan Euronews.

Deri tani pakot e dyshimta u janë dërguar tetë personave në SHBA, gjë që kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio, e ka cilësuar si “një akt terrorist”.

Mjetet që dyshohet se janë me eksploziv, janë dërguar në adresen e ish zonjës së parë, Hillary Clinton, ish presidentit amerikan, Barak Obama, guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo, ish avokatit të përgjithshëm, Eric Holde, kongresistes Debbie Wasserman Schultz, ish drejtorit të CIA-s, John Brennan dhe financierit, George Soros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat