Humbin jetën dy turistë në Parkun Kombëtar të Kalifornisë

Amerika

Humbin jetën dy turistë në Parkun Kombëtar të Kalifornisë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 21:59
Kaliforni

Dy turistë kanë humbur jetën në Parkun Kombëtar të Kalifornisë, pasi ranë nga një pikë e lartë vrojtimi, njoftoi një zyrtar i Kalifornisë.

“Stafi i parkut sot po përpiqet të gjejë trupat e një burri dhe një gruaje”, tha zëdhënësi Scott Gedimen.

Bëhet e ditur se dy turistët kanë rënë nga një pikë e lartë në Taft Point, që ka një lartësi prej 2285 metrash.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e rënës së dy turistëve nga lartësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat