Një pako e dyshimtë i dërgohet senatorit demokrat amerikan

Amerika

Një pako e dyshimtë i dërgohet senatorit demokrat amerikan

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:52
SHBA

Tri pako të dyshimta janë gjetur të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy prej të cilave i ishin adresuar një zyrtari të lartë të Partisë Demokratike dhe një tjetër një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës amerikane, kanë raportuar mediat amerikane, raporton BBC.

Dy pako-bombë janë gjetur gjatë një bastisje në një degë të postës amerikane në Florida. Ato i ishin adresuar senatorit Cory Booker dhe një tjetër ish-drejtorit të inteligjencës kombëtare, James Clapper. Një pako adresuar Bookerit ishte gjetur në degën e postës në Manhattan.

Lajmi është publikuar pasi shumë bomba u ishin dërguar kritikëve të njohur të presidentit amerikan, Donald Trump. FBI-ja po hetonte postën në Florida për të gjetur dëshmi. Deri tani, pako-bomba u ishin adresuar ish-presidentit Barack Obama dhe aktorit Robert de Niro. Pako u ishin dërguar edhe Clintonëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat