Një i arrestuar për pakot e dyshimta me eksplozivë në SHBA

Amerika

Një i arrestuar për pakot e dyshimta me eksplozivë në SHBA

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:44
12 pakot e dyshimta janë dërguar përmes sistemin postar amerikan

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në dërgimin e pakove me mjete eksplozive, ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Senatori Cory Booker dhe ish Drejtori i Inteligjencës Shtetërore, James Clapper, janë figurat e larta të fundit që ishin objektiv i këtyre dërgesave.

Hetuesit federal kanë përcjellë pista të hetimeve që i kanë çuar në Floridën Jugore, si origjina e dyshuar e dhjetë pakove me mjete eksplozive që u janë dërguar demokratëve dhe figurave të larta publike tjera.

Sipas burimeve të ABC News, 12 pakot e dyshimta janë dërguar përmes sistemin postar amerikan.

Mjetet eksplozive të dyshimta janë dërguar në laboratorin e FBI-së në Quantico, Virxhina për t’u analizuar.

Në mesin e personave që u janë dërguar pakot ishin edhe ish presidenti Barack Obama, ish zëvendëspresidenti Joe Biden, demokratja Hillary Clinton, aktori i njohur Robert De Niro e gjiganti mediatik CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat