FBI: Gjurmët e gishtave mundësuan arrestimin e të dyshuarit për pakot me bombë

Amerika

FBI: Gjurmët e gishtave mundësuan arrestimin e të dyshuarit për pakot me bombë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 00:13
FBI

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray deklaroi se gjurmët e gishtave dhe materiali i ADN-së ishin provat kryesore për arrestimin e Cesar Sayoc, i dyshuari kryesor për dërgesën e të paktën 13 pakove të dyshimta tek demokratët e nivelit të lartë.

Wray deklaroi në një konferencë për shtyp në Uashington se “çdo pako kishte brenda saj një tub, një orë të vogël, një bateri, qark elektrik dhe një material energjik që supozohet të ketë qenë eksploziv”, shkruan ATSH.

“Arrestimi i sotëm nuk do të thotë se situata është kthyer në normalitet”, tha Wray, duke shtuar se pako të tjera mund të vijnë me postë.

“Po kryhet një hetim shumë aktiv. Ne besojmë se kemi kapur personin e duhur, por ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat