Gjykata spanjolle i hap udhë ekstradimit të ndihmëses së Chavezit, në Venezuelë

Amerika

Gjykata spanjolle i hap udhë ekstradimit të ndihmëses së Chavezit, në Venezuelë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 07:36
Hugo Chavez

Gjykata e Lartë e Spanjës ka ranë dakord të premten për të ekstraduar një grua venezueliane, e cila ishte pjesë e rrethit të brendshëm të udhëheqësit të vdekur tashmë, socialistit Hugo Chavez, dhe dyshohet se është e përfshirë në aktivitetin e pastrimit të parave dhe pasurimit të paligjshëm.

Sipas mediave venezueliane, Claudia Diaz ishte infermiere e Chavez kur ky i fundit ishte duke u trajtuar nga kancer, e cila e çoi drejt vdekjes në vitin 2013, ndërsa burri i saj shërbeu si një nga ndihmësit e tij.

Nga viti 2011 deri në vitin 2013, Diaz shërbeu gjithashtu si një ekzekutiv i fondit qeveritar Fonden, – një fond i paqëndrueshëm i investimeve shtetërore, që mori më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura nga shteti, por prodhoi pak, dhe nuk kishte ndonjë dokumentacion se si shpenzohen fondet.

Të dy emrat, e Diaz dhe i burrit të saj, u shfaqën në Panama Papers- ku miliona dokumente nga Mossack Fonseca u botuan nga mediat në prill 2016 dhe tregonin se si koorporatat e pasura dhe të fuqishme përdoren për të shmangur taksat.

Kur Diaz u arrestua në Spanjë në prill, kryeprokurori i Venezuelës Tarek Saab shkroi në Twitter se zyra e tij kishte kërkuar arrestimin e saj për shkak të paraqitjes së saj në Panama Papers.

Në një deklaratë me shkrim, zyra e Saab tha se hapi një hetim për Diaz dhe bashkëshortin e saj në prill 2016 dhe se të dy ishin kërkuar për pastrim parash dhe përvetësim. Sipas deklaratës së Gjykatës së Lartë, Diaz pretendon se rasti është i motivuar politikisht për shkak të kundërshtimit të saj ndaj qeverisë së tanishme të Venezuelës. Gjykata hodhi poshtë këtë shpjegim, duke thënë se nuk kishte indikacione se rasti ishte i motivuar nga idetë e saj politike. Vendimi i gjykatës, që mund të apelohet, tani duhet të ratifikohet nga qeveria spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat