Rrëzohet helikopteri, 2 të vdekur e 1 i plagosur në Florida

Amerika

Rrëzohet helikopteri, 2 të vdekur e 1 i plagosur në Florida

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 08:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën dy persona raportohet se kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrezimit të një helikopteri në një park në Florida.

Mediat lokale raportojnë se viktimat ishin në bordin e helikopterit, ndërsa personi i plagosur ishte në vendin ku ra helikopteri.

Pas rënies helikopteri ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa përreth.

Forcat e sigurisë mbyllën parkun deri në shuarjen e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat