Nismat ligjore që vendosen në zgjedhjet e mes-mandatit

Amerika

Nismat ligjore që vendosen në zgjedhjet e mes-mandatit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:23
SHBA

Votuesit që do të marrin pjesë në zgjedhjet e mesmandatit javën e ardhshme do të zgjedhin më shumë se sa kandidatët - ata gjithashtu do të vendosin për 155 masa të përgjithshme në 37 shtete, sipas Ballotpedia, një burim politik jo-partiak.

Nga 155 masat ligjore, të cilat mbulojnë tema që nga kujdesi shëndetësor e deri tek ndryshimet klimatike dhe taksat, 68 janë nisma, që do të thotë se qytetarët anashkalojnë legjislaturën shtetërore duke mbledhur firma të mjaftueshme për të vendosur për këto masa përmes fletëvotimeve.

Historikisht, nismat e votimit në SHBA janë përdorur si një mënyrë për qytetarët që të ushtrojnë zërin e tyre politik. Në vitet e fundit, ndërsa organet legjislative të vendit janë bërë më të ndara, votimi i masave përkrah zgjedhjes së kandidatëve, ka qenë një mënyrë për qytetarët që të ndërmarrin veprime jashtë legjislaturës së tyre shtetërore.

Ja disa nga temat me të cilat përballen votuesit:

Florida: E drejta e votimit të të dënuarve

Amendamenti 4 do të rivendosë të drejtat e votës për të dënuarit në Florida, një nga katër shtetet që u heq të dënuarve të drejtën e votimit në mënyrë të përhershme. Nëse do të miratohet, shteti i Floridas do të fitonte 1.5 milion votues, ndoshta zgjerimi më i madh i të drejtave demokratike në SHBA që kur u ul mosha e votimit në 18 vjeç në vitin 1971.

Një grup i organizatave të të drejtave civile si Bashkimi Amerikan për Liritë Civile dhe kryesisht politikanë dhe aktivistë demokratë, të cilët thonë se ligji aktual është i padrejtë dhe ndikon në mënyrë disproporcionale ndaj afrikano-amerikanëve. Votimi ka tërhequr vëmendjen në një shkallë kombëtare, duke marrë mbështetjen e emrave të njohur si Bernie Sanders dhe John Legend.

Një grusht politikanësh konservatorë lokalë. Organizata për një Politikë të Arsyeshme të të Drejtave të Votimit u formuan për të kundërshtuar masën.

Kaliforni: Fitimet e Dializës

Një grindje mes ofruesve kryesorë të dializës të shtetit dhe një sindikate të kujdesit shëndetësor ka evoluar në një luftë në mbi 100 milionë dollarë për një masë votimi që mund të ketë pasoja serioze për pacientët me dializë të Kalifornisë, të cilët kanë nevojë për trajtim të gjakut për të jetuar.

Propozimi 8 do të kufizonte sasinë e parave që kompanitë e dializës mund të bëjnë në Kaliforni në vetëm 15 për qind mbi shpenzimet operative. Çdo gjë mbi këtë shumë do të kthehet mbrapsht për të paguar zbritjet e sigurimeve shëndetësore, për të përmirësuar cilësinë e klinikave dhe për të punësuar më shumë punonjës.

Miçigan dhe Dakota e Veriut: Marijuana

Miçigani dhe Dakota e Veriut mund të bëhen shtetet e para në pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara që legalizojnë përdorimin e marijuanës.

Mbështetësit thonë se masa do të parandalonte të shpërdorimin e burimeve të forcave të zbatimit të ligjit, dhe në vend të kësaj të krijonin të ardhura për rrugët, shkollat dhe qeverinë lokale.

Por sherifët në gati 60 nga 83 qarqet e Miçiganit nxorrën një deklaratë që dënon rezolutën ndërkohë që organizata të ndryshme të zbatimit të ligjit kanë folur kundër legalizimit të marijuanës në Dakotën e Veriut.

Kritikët, kanë shprehur shqetësime në lidhje me efektet shëndetësore të marijuanës./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat