Në SHBA mbahen të martën zgjedhjet për Kongres

Amerika

Në SHBA mbahen të martën zgjedhjet për Kongres

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbahen nesër dhe shihen si vlerësim për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.

Demokratat opozitarë shpresojnë të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikanët përpiqen të forcojnë kontrollin në Senat.

Pjesëmarrja pritet të tjerë e lartë, ndërkohë që mbi 34 milionë qytetarë tashmë kanë votuar.

Ata do të zgjedhin të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 ulëset e Senatit dhe dhjetëra guvernatorë.

“Unë nuk jam në fletëvotime, por unë jam në fletëvotime, sepse zgjedhjet janë gjithashtu një referendum për mua”, ka thënë Trump në njërin nga tubimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat