Obama për fitoren e demokratëve: Është një fillim

Amerika

Obama për fitoren e demokratëve: Është një fillim

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:26
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama vlerësoi sot se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ishin një fillim, pas rimarrjes nga demokratët të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

“Puna jonë vazhdon. Ndryshimi që kemi nevojë, nuk do të vijë vetëm me një palë zgjedhje, por është një fillim. Mbrëmjen e djeshme, votuesit në gjithë vendin e nisën”, deklaroi Obama në një komunikatë.

Ish-presidenti demokrat, i larguar nga jeta politike që pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, u përfshi gjerësisht në fushatën e zgjedhjeve të mesmandatit ku u votua për Kongresin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat