Katër fëmijë humbin jetën nga zjarri

Amerika

Katër fëmijë humbin jetën nga zjarri

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Katër fëmijë kanë humbur jetën nga një zjarr që shpërtheu në një shtëpi në Teksas, njoftuan sot autoritetet në shtetin Federal të SHBA-së.

Zyra e sherifit të qarkut, njoftoi se autoritetet i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë natën e së mërkurës, duke iu referuar një vendndodhjeje në pjesën perëndimore të qytetit Lubok.

Ekipet e emergjencës, pasi mbërritën në adresë, filluan aksionin për të shpëtuar katër fëmijë të bllokuar brenda shtëpisë, por nuk u arrit që të shpëtoheshin.

Fëmija më i madh ishte 7 vjeç dhe më i riu ishte një vjeç.

Zyrtarët kanë thënë se, më shumë hollësi rreth kësaj tragjedie mund të priten më vonë dhe se hetimi është ende në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat