Zjarri në Kaliforni shkatërron mijëra shtëpi

Amerika

Zjarri në Kaliforni shkatërron mijëra shtëpi

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:53
Kaliforni

Tre zjarre të mëdha kanë përfshi malet e Kalifornisë, ku mijëra ndërtesa janë djegur dhe më shumë se 10,000 njerëz janë evakuuar.

“Për shkak të një zjarri pyjor në Kaliforninë veriore, ka një rrezik të drejtpërdrejtë të djegies së 15,000 shtëpive dhe 2,000 ndërtesave komerciale”, paralajmëruan zyrtarët.

Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se 2,000 ndërtesa tashmë janë shkatërruar nga zjarri dhe se era e fortë vazhdon ta përhapë zjarrin.

Autoritete po ashtu njoftuan se, pritet që era do të dobësohet në orët e pasdites, gjë që do t'u mundësonte zjarrfikësve të rifillojnë punën për shuarjen e zjarreve.

Për shkak të një zjarri që shpërtheu në pjesën jugore të Kalifornisë, u urdhërua evakuimi i tërë i qytetit Malibu, një vendpushim pranë bregdetit.

Zjarri shpërtheu dje në veriperëndim të Los Anxhelosit dhe u përhap në jug në malet e Santa Monikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat