I tregojnë se i kanë vrarë vajzën, deputetja qanë me të madhe dhe ulëret në parlament

Amerika

I tregojnë se i kanë vrarë vajzën, deputetja qanë me të madhe dhe ulëret në parlament

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 08:42
Pamje nga videoja

Një deputete meksikane ka përjetuar një përvojë tepër të keqe gjatë një seance parlamentare.

Ajo u njoftuar përmes telefonit se vajza e saj ishte vrarë, teksa ishte qëlluar nëntë herë me armë në një palestër.

Deputetja, Carmen Medel Palmas, shpërtheu në ulërima dhe lot për të bijën e saj 22 vjeçare teksa seanca parlamentare po transmetohej direkt.

E bija, Valeria Cruz Medel ishte studente e mjekësisë, kurse sipas të dhënave të para ajo ishte ngatërruar me të dashurën e një pjesëtari të një grupi kriminal.

Ndryshe, policia ka arrestuar dy persona për ngjarjen, njëri nga të cilët ka thënë se personi që e qëlloi vajzën quhet “El Richy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat