Toyota i dhuron infermierit makinë të re, pasi kamioni iu dëmtua nga zjarret në Kalifornia

Amerika

Toyota i dhuron infermierit makinë të re, pasi kamioni iu dëmtua nga zjarret në Kalifornia

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:07
Allyn Pierce

Në mes të zjarrit më shkatërrues në historinë e Kalifornias ka një histori guximi dhe heroizmi.

Kjo ngjarje vjen nga spitali në Paradise, ku mantelbardhët vazhduan të trajtonin pacientët edhe pasi zjarri kaploi objektin, deri kur u detyruan të evakuoheshin.

Infermieri, Allyn Pierce, i cili humbi shtëpinë dhe vendin e punës nga zjarri ishte ndër personat qe ndihmuan viktimat pa pushim. Edhe kamioni i tij, Toyota Tundra, i cili u përdor për evakuim u dëmtua shumë nga zjarri.

Allan që e kishte për qejf kamionin e tij ndau një foto në rrjetet sociale ku tregoi se makina e tij i shpëtoi jetën.

Foton e panë edhe nga kompania Toyota. Kjo e fundit i premtoi infermierit se do t’ia dhuroje një makinë të re.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat