SHBA-ja goditet nga një stuhi e fuqishme e borës, 8 të vdekur

Amerika

SHBA-ja goditet nga një stuhi e fuqishme e borës, 8 të vdekur

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

Një stuhi e fuqishme e borës e ka goditur pjesën lindore të SHBA-së, duke lënë të vdekur të paktën tetë persona dhe duke lënë pa rrymë shumë vendbanime.

Një përzierje e shiut, borës dhe breshërit, e cila filloi në pjesën qendrore, shkaktoi mbyllje të shkollave, vonesa disaorëshe të udhëtarëve dhe qindra anulime të fluturimeve. Kjo stuhi e hershme dimri do të sjellë edhe më shumë borë në pjesën veri-lindore të SHBA-së.

Më shumë se 390 mijë banorë kanë mbetur pa rrymë elektrike. Ky mot shkaktoi aksidente të ndryshme, në të cilat ndërruan jetë 8 persona. Një zyrtar policor kërkoi që njerëzit të mos dalin në trafik pa pasur ndonjë nevojë të madhe.

“Nëse nuk jeni të detyruar të dilni, ju lutemi të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që rrugët të pastrohen më lehtë. Nëse ju duhet të dilni, ju lutemi të vozisni ngadalë dhe ta llogarisni një kohë më të gjatë për të arritur në destinacionin tuaj”, thuhet në komunikatën e policisë, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat