Një bankë e madhe evropiane ka shpërlarë 150 miliardë dollarë në SHBA?

Amerika

Një bankë e madhe evropiane ka shpërlarë 150 miliardë dollarë në SHBA?

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Howard Wilkinson, ish-drejtor i degës së bankës daneze në Talin, zbuloi sot se një bankë e madhe evropiane ka ndihmuar në trajtimin e transaksioneve të dyshimta me vlerë deri në 150 miliardë dollarë, në të cilat u përfshinë dy banka amerikane.

Transaksionet, që arritën në 200 miliardë euro (228.5 miliardë dollarë), të realizuara nëpërmjet një filiali të vogël të bankës daneze në Estoni në periudhën 2007-2015, nxitën nisjen e hetimeve në Danimarkë, Estoni, Britani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një shkallë më të madhe globale, shkruan Reuters.

Wilkinson tha gjatë një dëshmie para parlamentit danez se disa kreditorë të tjerë kishin marrë pjesë në  transaksionet e kryera në të gjithë degën e Estonisë dhe se midis tyre ishin dy banka të mëdha amerikane dhe degë të një banke të madhe evropiane në SHBA.

“Supozoj se 150 miliardë dollarë kanë kaluar nëpër atë bankë të veçantë - bankë evropiane në SHBA", tha britaniku, duke mos zbuluar emrin e bankës.

“Askush nuk e di se ku janë këto para. Ajo që ne dimë është se njerëzit ato i panë për herë të fundit nga tri bankat e mëdha në SHBA. Ato ishin pika e fundit e kontrollit, dhe kur kontrolli u largua, paratë hynë në sistemin financiar botëror," shtoi ai.

Banka daneze përdori praninë globale të Deutsche Bank, JP Morgan Chase dhe Bank of America nëpërmjet filialit estonez për të konvertuar valutat e huaja në dollarin amerikan nga 2007 deri në 2015 në emër të klientëve të tyre, sipas burimeve të paidentifikuara për Reuters.

Deutsche Bank dhe JP Morgan refuzuan të komentojnë mbi pretendime të tilla, ndërkohë që Bank of America nuk ishte menjëherë në dispozicion për koment, shkruan Reuters.

Wilkinson, i cili në parlament tha se banka daneze i ofroi para në këmbim të heshtjes, nuk pret që hetimi të çojë në asnjë drejtim.

“Jemi në fund të vitit 2018 dhe po flasim për paratë e pista nga periudha 2007 deri 2015. Nuk ka asnjë mënyrë që paratë të gjurmohen dhe nëse ndonjë kriminel humbi ndonjë cent", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat