Kaliforni, Vazhdojnë përpjekjet për të kontrolluar zjarret

Amerika

Kaliforni, Vazhdojnë përpjekjet për të kontrolluar zjarret

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:52
Zjarri në Kaliforni

Autoritetet në shtetin perëndimor të Kalifornisë thanë se ishin në gjendje të përcaktonin vendndodhjen e rreth 300 njerëzve të tjerë, pas zjarrit të madh që përfshiu qytetin e tyre Paradise, më vdekjeprurësi në historinë e këtij shteti.

Megjithatë, edhe pse ka kaluar një javë pas fillimit të zjarrit rreth 1,000 njerëz ende figurojnë të zhdukur, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të djegura dhe të përpiqen të kontaktojnë personat që raportohen të zhdukur.

Numri zyrtar i vdekjeve u rrit dje në 77. Zyrtarët thanë se autoritetet kanë identifikuar 67 prej tyre.

Zjarri vazhdon dhe zjarrfikësit deri tani kanë vënë nën kontroll 65 për qind të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat