Trump mund të autorizojë ushtrinë për ofrim të ndihmës mjekësore ndaj migrantëve

Amerika

Trump mund të autorizojë ushtrinë për ofrim të ndihmës mjekësore ndaj migrantëve

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:02
SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po konsideron t’ju jap autoritet trupave amerikane në kufi me Meksikën, për të ofruar kontrolla mjekësorë për migrantët, raporton Reuters.

Ky draft-propozim, që është ende duke qarkulluar nëpër administratë do të përfshinte ushtrinë në kontrollat e migrantëve për sëmundje dhe plagë, vetëm në rast se Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së nuk do të ishte në gjendje të ofrojë atë shërbim, thanë zyrtarët amerikanë.

Ky propozim, do të zgjëronte misionin për Pentagonin, që ka refuzuar të komentojë. Në një njoftim, thuhet se operacioni do të mund të kushtonte 72 milionë dollarë.

Zyrtarët amerikanë u deklaruan për Reuters në kushte anonimiteti, për shkak se Trump ende nuk e ka nënshkruar këtë propozim. Nuk është ende e qartë nëse miratimi i propozimit do të zgjaste procedurën e dërgimit të ushtarëve të tjerë në kufi.

Komandanti i misionit tha për Reuters se numri i trupave në kufi ka arritur në 5,800 dhe se ka konsideruar kthimin e disa prej tyre në shtëpi apo ndërrimin e pozicioneve.

Rreth 6,000 migrantë nga Amerika Qendrore kanë arritur në kufirin me Meksikën, sipas autoriteteve lokale. Pritet që edhe 10,000 të tjerë të arrijnë në ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat