Trump: Jam gati për takimin me presidentin kinez për tregtinë

Amerika

Trump: Jam gati për takimin me presidentin kinez për tregtinë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:50
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump garantoi sot se është gati për takimin e tij të ardhshëm me presidentin kinez Xi Jinping, javën që vjen në kuadër të G20-ës në Argjentinë, duke ritheksuar se një marrëveshje është e mundur për t’i dhënë fund luftës tregtare.

“Jam përgatitur gjithë jetën”, deklaroi ai para gazetarëve në rezidencën e tij Mar A Lago në Florida, ku bëri një përmbledhje të gjerë të aktualitetit duke thyer armëpushimin politik tradicional që mbahet për festën “Thanksgiving Day” (Dita e Falënderimeve).

“Njoh çdo ingredient, të gjitha statistikat. Intuitat e mia janë gjithnjë të mira”, insistoi ai.

Presidenti i SHBA-së pritet të takohet me homologun e tij kinez në kuadër të samitit të vendeve më të pasura, nga data 30 nëntor deri në 1 dhjetor në Buenos Aires.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat