Shirat ngjallin shpresa për ndaljen e zjarreve në Kaliforni

Amerika

Shirat ngjallin shpresa për ndaljen e zjarreve në Kaliforni

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:56
Kaliforni

Disa zona të Kalifornisë veriore janë përfshirë nga rreshje shiu që mendohet se mund të ndihmojnë ekipet që po luftojnë me zjarrin vdekjeprurës.

Por zyrtarët druhen gjthashtu se shirat mund të rrisin rrezikun e përmbytjeve të shpejta duke e vështirësuar punën e autoriteteve për të kërkuar nën rrënoja.

Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 83 vetë. Si pasojë e zjarrit janë shkatërruar më shumë se 13 mijë shtëpi. Autoritet ia kanë dalë të vendosin nën kontroll 85 për qind të sipërfaqes së prekur nga zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat