Administrata Trump lehtëson rregulloret e angazhimit për trupat në kufi

Amerika

Administrata Trump lehtëson rregulloret e angazhimit për trupat në kufi

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 20:01
Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis

Administrata Trump ka autorizuar trupat ushtarake të dislokuara në kufirin SHBA-Meksikë të angazhohen në operacione për ruajtjen e rendit dhe, nëse është e nevojshme, të përdorin edhe forcë vdekjeprurëse.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis konfirmoi dje për gazetarët se kishte marrë urdhër, të nënshkruar nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly, por jo nga Presidenti Trump, ku lehtësoheshin rregullat për angazhim për trupat ushtarake.

Sekretari Mattis theksoi se ushtarët do të kishin mburoja dhe shkopinj gome dhe shtoi se trupat në kufi nuk janë të armatosur.

Shefi i Pentagonit tha se ai ka fjalën e fundit lidhur me përdorimin e forcës nga trupat e ushtrisë në kufi.

Deri tani Presidenti Trump ka dërguar 5800 ushtarë në kufi, si dhe 2100 trupa të Gardës Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat