"Kufiri është i mbyllur"

Amerika

"Kufiri është i mbyllur"

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 23:34
Pamje nga kufiri

Dyndja e madhe e migrantëve nga Meksika dhe Amerika Qendrore ka detyruar autoritetet amerikane të mbyllin vendkalimet kufitare mes qytetit meksikan të Tihuana dhe San Diego në SHBA.

Shërbimi Kufitar i SHBA ka njoftuar se ka mbyllur kufirin në këtë pjesë derisa qindra emigrantë u përpoqën të emigronin nga Meksika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaPress.

Kufiri është i mbyllur për automjetet dhe këmbësorët, tha Shërbimi Federal i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, nëpërmjet Twitter .

Disa emigrantë të Amerikës Qendrore, kryesisht burra, u përpoqën të kalojnë kufirin mes Tihuana dhe San Diegos sot pasi kaluan një bllokadë të policisë meksikane pranë këtij kalimi ndërkombëtar. Ata duan të bëjnë presion mbi SHBA për të pranuar kërkesat e tyre për azil.

Televizioni meksikan ka treguar pamjet që tregojnë se qindra emigrantë në kufi u përpoqën të kalonin një gardh që ndan të dy vendet.

Më shumë se 5.000 emigrantë janë kampuar në një kompleks sportiv në Tihuana dhe rreth tij pasi kanë ardhur përmes Meksikës në kufirin amerikan. Shumë shpresojnë të do të jenë në gjendje të aplikojnë për azil në SHBA, por agjentët në hyrje të Tihuana marrin më pak se 100 kërkesa në ditë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar të mbyllë kufirin amerikano-meksikan tërësisht për shkak të ardhjes së mijëra emigrantëve nga Amerika Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat