Meksika do t’i deportojë mbi 500 emigrantë që provuan ta kalojnë kufirin me SHBA-në

Amerika

Meksika do t’i deportojë mbi 500 emigrantë që provuan ta kalojnë kufirin me SHBA-në

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:20
Kështu kanë deklaruar nga Ministria e Brendshme e Meksikës

Meksika do të deportojnë mbi 500 emigrantë që provuan ta kalojnë kufirin me SHBA-në gjatë së dielës.

Kështu kanë deklaruar nga Ministria e Brendshme e Meksikës, pasi që sipas tyre grupi kishte provuar që ta kalonte kufirin “dhunshëm” dhe “ilegalisht”, shkruan BBC.

Pamje të ndryshme kanë shfaqur gra dhe fëmijë teksa vraponin drejt rrethojave që ndajnë dy shtetet afër qytetit të Tijuana.

Emigrantët janë shpërndarë pasi që policia kufitare amerikane ka hedhur gaz lotsjellës mbi ta.

Ministria e Brendshme e Meksikës përmes një qëndrimi ka njoftuar se një grup “ prej 500 emigrantësh ka provuar që ta kalojë kufirin në mënyrë të dhunshme”.

Personat që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të dhunshme – siç është cilësuar, do të deportohen menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat