Drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane star-up Bouxtie, shtetasi kroat Renato Libriq, u dënua me 36 muaj burg dhe 1.5 milion dollarë gjobë për mashtrim të investitorëve.
Sipas aktakuzës, Libriq u shpall fajtor për falsifikimin e nënshkrimeve mbi dokumentet zyrtare të kompanisë për të mashtruar investitorët dhe për të gjeneruar një fitim prej 1.5 milion dollarë.
Siç është shpjeguar, kompania e Libriq ka përfituar në tregjet amerikane dhe kanadeze në vitet e fundit falë aplikacionit të telefonisë celulare që personalizon dhe thjeshton procesin e dhënies së kartave të korporatave.
Mashtrimi u zbulua nga kompania "Moose Run" nga Nevada, e cila investoi në këtë kompani 1.5 milionë dollarë.
Prokurorët e konsiderojnë atë si një "mashtrim financiar të dizajnuar dhe të përpunuar me kujdes".