Banorët e Unazës në ditën e 25-të të protestës, shpalosin flamurin kombëtar: Vazhdojmë deri në fund

Shqipëria

Banorët e Unazës në ditën e 25-të të protestës, shpalosin flamurin kombëtar: Vazhdojmë deri në fund

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:55
Pamje nga protesta

Banorët e Unazës së re, kanë protestuar sërish sot në  protestë  në ditën e 25-t të tyre. Sot ata kanë zgjedhur për ditën e pavarësisë të shpalosin një flamur gjigand dhe shprehen se dita e sotme është ditë feste, por edhe betejë kundër këtij regjimi.

Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashte”- shprehen qytetarët.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat