Vdes ish-presidenti i SHBA, George H.W. Bush

Amerika

Vdes ish-presidenti i SHBA, George H.W. Bush

Nga: Bota sot Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 06:47
President George H.W. Bush

Ish presidenti amerikan George HW Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare, ka njoftuar djali i tij George W Bush.

George Bush Sr, siç ishte i njohur, vdiq të premten në mbrëmje, tha një zëdhënës në emër të familjes, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Ai ishte presidenti i 41-të i SHBA midis viteve 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president në Ronald Reagan.

Ndërssa në zgjedhjet e vitit 1992 ai u mund nga Bill Klinton.

Image

Ai ishte një aviator i Luftës së Dytë Botërore dhe manjatin e Texanit para se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan.

Në vitin 2012, ai njoftoi se vuante nga parkinsoni vaskular, një sëmundje që i kufizoi lëvizjet e tij fizike. Bashkëshortja e tij prej 73 vjetësh, Barbara Bush, vdiq më 17 prill të këtij viti.

Për dekada të tëra, George Herbert Walker Bush shërbeu si një figurë e njohur në skenën ndërkombëtare , duke filluar nga roli si i dërguari i SHBA në Pekin, pastaj për tetë vite si nënpresident dhe më pas si President nga viti 1989 deri në 1993.

Image

George H.W. Bush ishte veterani i fundit i Luftës së Dytë Botërore që shërbente si president.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit dhe botës për të dalë nga Lufta e Ftohtë që zgjati katër dekada gjatë së cilës globi jetoi nën kërcënimin e një konflikti bërthamor.

George H.W. Bush pasoi në Zyrën Ovale një figurë madhore të politikës amerikane siç ishte Presidenti Ronald Reagan, një rival i tij i dikurshëm.

Image

Gjatë një periudhe të re që filloi më 20 janar 1989, Presidenti Bush u gjend në krye të superfuqisë së vetme të mbetur në botë. Muri i Berlinit ra; Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; blloku komunist në Europën Lindore u shkatërrua; Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.

Diplomacia e tij e fuqishme por e përmbajtur ndihmoi që këto ngjarje të kalonin në paqe dhe harmoni në skenën botërore.

Image

Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.

Pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij George W. Bush në shkurt 2008./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat