Trump: Amerikës do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë shembulli frymëzues i Bushit

Amerika

Trump: Amerikës do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë shembulli frymëzues i Bushit

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:08
George H.W. Bush, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e Presidentit të ndjerë, George H.W. Bush, duke thënë se shtetit amerikan do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë shembulli i tij frymëzues.

Trump ka thënë se Bushi ka pasur një jetë të shkëlqyer amerikane, një jetë e cila bashkoi dhe mishëroi dy prej virtyteve më të mëdha të kombit amerikan: shpirtin sipërmarrës dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik.

“Presidenti Bush pati një jetë të shkëlqyer amerikane, një jetë e cila bashkoi dhe mishëroi dy prej virtyteve më të mëdha të kombit tonë: shpirtin sipërmarrës dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik. Vendit tonë do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë shembulli i tij frymëzues”, ka thënë Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat