SHBA ultimatum Rusisë: Keni dy muaj afat

Amerika

SHBA ultimatum Rusisë: Keni dy muaj afat

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:16
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Rusia ka 60 ditë për të përmbushur detyrimet e Marrëveshjes për forcat nukleare të rangut të mesëm (INF).

Në të kundërtën, shtoi ai, SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja.

Ai tha se Rusia po mashtron në kontrollin e saj të armëve dhe nuk ekziston një kuptim strategjik që SHBA të jenë shteti i vetëm që do të respektojë INF, dhe se do të njoftojë shtetet evropiane për hapat e saj të ardhshëm.

Ai porositi se vetëm Rusia mund të shpëtojë INF-in, duke pranuar se ka shkelur marrëveshjen, dhe pastaj të vazhdojë ta respektojë.

"Rangu i raketave paraqesin kërcënim direkt për Evropën", tha Pompeo, duke aluduar në raketat ruse "SSC-8", përkatësisht sistemin raketor 9M729.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat