Joe Biden: Jam personi më i kualifikuar për të qenë President i SHBA-ve

Amerika

Joe Biden: Jam personi më i kualifikuar për të qenë President i SHBA-ve

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:19
Joe Biden

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, ka befasuar amerikanët pasi ka deklaruar se është personi më i kualifikuar në SHBA për të qenë president.

Më tej ai ka thënë se brenda dy muajve do ta zbulojë nëse do të kandidojë apo jo.

“Unë do të jem i drejtë me ju sa të mundem. Mendoj se jam personi më i kualifikuar në vend për të qenë president”, ka thënë Biden duke folur në Universitetin e Montanës.

“Çështjet me të cilat ballafaqohemi si një vend sot janë çështjet që kanë qenë në timonin tim, që unë kam punuar në tërë jetën time”, është shprehur më tej Biden. Pasi Biden bëri deklaratën e tij, moderatori i ngjarjes ngriti shqetësime rreth potencialit të tij të mundshëm në 2020-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat