BB: 2018-a vit rekord i transfertave bankare drejt vendeve të varfra

Amerika

BB: 2018-a vit rekord i transfertave bankare drejt vendeve të varfra

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:39
Banka Botërore

Transfertat e parave, një burim i rëndësishëm i të ardhurave për vendet e varfra, shënuan këtë vit një rritje të shpejtë dhe pritet të regjistrojnë një rekord të ri, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore të publikuar sot.

Shifra zyrtare e parave të dërguara në vendet në zhvillim pritet të rritet me 10,8 % këtë vit për të arritur në 528 miliardë dollarë.

“Ky rekord i ri vjen pas një rritje të konsiderueshme prej 7,8% të regjistruar në vitin 2017”, bën të ditur institucioni në një deklaratë.

Në total, transfertat drejt vendeve të huaja, që përfshijnë transfertat që kanë si burim vendet e pasura, pritet të rriten në 689 miliardë në vitin 2018, ose një rritje prej 10,3%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat